Vuçiq: U humb shansi për kapitull të ri marrëdhëniesh

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është humbur shansi për një “faqe të re” në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë.

Lajme

10/11/2014 18:45

Ai i ka bërë këto komente pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd. Dy kryeministrat janë përplasur për çështjen e Kosovës.

“Sot kemi pasur shansin të kthejmë një faqe të re në marrëdhëniet e dy vendeve. Më vjen keq që provokimi që ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë që shansi në këtë moment të humbet. Por, ne ende duam që të punojmë së bashku për të ardhmen e rajonit tonë”, ka thënë Vuçiq për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.