Sulmuesi vetëvrasës vret 47 nxënës nigerianë
Një masakër e re ka ndodhur në Nigeri, pasi një sulmues vetëvrasës aktivizoi bombën me eksploziv në mesin e nxënësve të një shkolle fillore.
Bota
Të paktën 47 nxënës vdiqën, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga ky sulm që ndodhi në veri të Nigerisë.
Sipas BBC-së, sulmuesi vetëvrasës i veshur më uniformë të shkollës, ndërsa çantën e kishte plot eksploziv.
Autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë për pistën e dyshimeve, por të gjitha rrugët çojnë tek organizata terroriste radikale islamike e quajtur “Boko Haram”.
Kjo organizatë prej muajsh ka vënë në shënjestër shkollat në Nigeri, në përpjekje për të shtrirë Shtetin Islamik, në gjithë vendin.
Javën e kaluar ky grup vrau mbi 30 persona në një shkollë shiite, ndërsa qysh në muajin prill mban peng mbi 200 nxënëse (femra) nga qyteti Chibok i Nigerisë.