Hysaj kundër Canës
Mbrojtësi i Empolit, Elseid Hysaj ka pranuar se dueli kundër Lazios të dielën do të jetë i veqantë për të për faktin se do të ndeshet me kapitenin e Kombëtares, Lorik Cana.
Sport
Mbrojtësi i Empolit, Elseid Hysaj përgatitet të ndeshet me Lazion të dielën në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A.
Dhe, për të nuk do të jetë një duel i rëndomtë pasi do të takohet me skuadrën e kapitenit të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.
Hysaj ka pranuar se skuadrën e tij e pret një duel i vështirë, por ai dëshiron të nxjerr rezultat pozitiv kundër Canës.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një skuadre në formë. Po ashtu, do të takohem me Lorik Canën, kapitenin e Kombëtares time të Shqipërisë. Shpresoj të paraqitem mirë dhe të nxjerri një rezultat pozitiv kundër tij”, u shpreh Hysaj për faqen zyrtare të Empolit.