Di Maria nuk është i lumtur në Man Utd
Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes beson se përforcimi më i shtrenjtë në histori të klubit, Angel Di Maria, nuk është i lumtur në Old Trafford.

Sport
Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes beson se përforcimi më i shtrenjtë në histori të klubit, Angel Di Maria, nuk është i lumtur në Old Trafford.
Di Maria ka filluar të shkëlqejë tek Red Devils, por Scholes mendon se ylli argjentinas nuk është i lumtur në Manchester United, siç dukej se ishte në Real Madrid.
“Para ndeshjes mes Liverpoolit dhe Real Madridit në Santiago Bernabeu mu kujtua se si Di Maria i festonte golat me Ronaldon. Ajo shprehje e gëzimit nuk i duket fare në United”, shkroi Scholes në kolumnen e tij për “Evening Standard”.
Tifozët e Unitedit do të shpresojnë se Scholes e ka gabim dhe se Di Maria është i kënaqur në Old Trafford.