Deputetja e LDK-së e tërheq statusin kundër ambasadores Jacobson
Doruntina Maloku, deputete e LDK-së e ka hequr statusin ku i thoshte ambasadores së SHBA-ve, Tracey Jacobson se me deklaratën e saj “Mos e dhini punën” i ka tejkaluar kompetencat.
Lajme
Ajo ka telefonuar në Express dhe ka thënë se këtë status nuk e ka shkruar vet ajo në facebook, por administratori i saj.
Deputetja e LDK-së i reagon Ambasadores Amerikane: Jeni jashtë rolit tuaj
Deputetja e LDK-së, Doruntina Maloku ka reaguar ndaj deklaratave të Ambasadores Jacobson.
Maloku është shprehur e pakënaqur me këto deklarata dhe konsideron se nuk është në rolin e ambasadores që të bëjë deklarata të tilla.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Malokut:
“A eshte roli i nje diplomati te nivelit te larte, sic eshte ambasadori, qe t’u tregoje lidereve te nje shteti te pavarur e demokratik se a e kane dh.. apo jo punen ne vendin e vet?
Per me shume, hapeni faqen e Departamentit te Shtetit te SHBA -se dhe shihni rolin qe ka ne nje shtet te huaj – nje ambasador i emeruar nga Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe i konfirmuar nga Senati!”