Luiza Xhuvani lë mandatin e deputetes: Mbetet djali im, por drejtësia të veprojë
Një masakër e vërtetë që ndodhi mëngjesin e së martës në një lokal nate në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet, ku u vranë 4 persona, Policia e Shqipërisë kishte nën dyshime edhe djalin e deputetes Luiza Xhuvanit si autor i këtij krimi.

Lajme
Deputetja Luiza Xhuvani doli në konferencë për shtyp në krah të kryeministrit Edi Rama, ku njoftoi se linte mandatin e deputetes për qarkun e Vlorës. “Drejtësia t’i trajtojë të gjithë të barabartë. Ai është djali im dhe para se gjithash është djali im. Drejtësia të veprojë”, tha Xhuvani.
Ndryshe, Kostandin Xhuvani 25 vjeç, djali i deputetes socialiste Luiza Xhuvani është i përfshirë edhe më parë në një precedent vrasje në Tiranë, kur në 2011 u dënua me dy vite burg për vrasjen e Alfred Musabelliut.