Tetovë, hajdutët vjedhin ajvarin!
Familje tetovare këtë dimër nuk do ta hanë ajvarin që e kishin përgatitur për dimër. Ai tashmë është në duart e hajdutëve. Hajnat po vjedhin madje edhe dru për ngrohje.

Lajme
Në bodrumet e tyre kishin hyrë hajdutët dhe kishin vjedhur 20 kavanozë ajvar, njofton TetovaSot
Ngjarja ka ndodhur në qendër të Tetovës, te bulevardi “Iliria”, ku hajdutët kanë arritur të hyjnë në disa bodrume.
Nga MPB- Tetovë paralajmërohet që familjarët, të cilë jetojnë në ndërtesa kolektive, të kenë kujdes që t’i sigurojnë bodrumet.
Sipas policisë së Tetovës, thuhet se në disa bodrume hajdutët kanë vjedhur edhe dru për ngrohje në sezonin e dimrit.