Rita:’Calvin Harris ishte djali i duhur në kohë të gabuar’

Rita Ora ka shkëlqyer në kopertinën e revistës Cosmopolitan, derisa ka folur për lidhjen me Calvin Harris dhe pse lidhja e tyre nuk ka mundur të vazhdojë.

ShowBiz

30/10/2014 20:30

Rita Ora ka folur pë lidhjen dhe ndarjen e saj me Dj Calvin Harris për numrin e dhjetorit të revistës Cosmopolitan, përsëri duke treguar se distanca e ka bërë të veten dhe ata nuk kanë mundur të vazhdojnë.

Ndarja ka lënë disa histori të këqija të dyshes, por në intervistën e fundit Rita është treguar më e qetë. 

Ajo ka thënë: ‘Ai ishte njeriu i duhur në kohë të gabuar. Unë isha gati të filloja turneun ndërsa ai ishte gjithandej.. Vërtë i admiroj njerëzit të cilët kabë lidhje në distancë. Është një arritje e madhe, unë nuk mund ta bëja’.