Turqi: Kapen 57 kg heroinë në pelena, arrestohen 2 shqiptarë

Autoritetet turke kanw kapur rreth 57 kg heroinë të cila janë gjetur të fshehur në pelenat e fëmijëve. Mediat shkruajnë se gjatë operacionit janë arrestuar dy shqiptarë dhe dy turq, të cilët mendohet se janë pronarët e heroinës. 

Lajme

28/10/2014 13:06

Arrestimi i tyre është bërë në pikën doganore të fshatit Ipsala në Turqi. Policia doganore ka ushtruar një kontroll të detajuar në automjetin e tonazhit të rëndë, sepse kishte ngritur dyshime se të arrestuarit po kryenin kontrabandë. Pasi ata përdorën sistemin e infrave të kuqe gjatë kontrollit, në pelenat e fëmijëve gjetën drogën, e cila në treg kap një vlerë prej 4.3 milionë euro.

Sipas të dhënave të arrestuarit shqiptarë janë identifikuar me inicialet D.B dhe G.L., ndërsa turqit me iniciale O.G., dhe E.B., ku ky i fundit thuhet se ishte drejtuesi i kamionit.

Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të trafikut të drogës. Dyshohet se bëhet fjalë për një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh./Top Channel/