Domeini ‘Ebola.com’ u shit për 200,000 dollarë
Pronarët e webfaqes Ebola.com kanë bërë një pagesë shumë të madhe përkundër përhapjes që epidemia është duke e bërë në botë. Ata e shitën domeinin për 200,000 dollarë.
Auto & Tek
Sipas burimeve të Yahoo!, blerësi ishte një firmë ruse e quajtur ‘Weed Growth Fund’, e njohur më herët si ‘Ovation Research’.
Çmimi i shitjes ishte $50,000 në para të gatshme dhe 19,192 aksione të firmës Cannabis Sativa, e cila promovon përdorime mjekësore të marihuanës, transmeton Lajmi.net.
Këto aksione janë me një vlerë afër $170,000.
Arsyet për shitjen nuk ishin të qarta, por shefi i Cannabis Sativa, Gary Johnson ka thënë publikisht se mendon që marihuana mund të përdoret për të trajtuar sëmundje vdekjeprurëse.