Nuk do ketë tifozë shqiptar në ndeshjen Serbi-Shqipëri
Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë e cila zhvillohet në stadiumin e Partizanit, pritet të luhet pa praninë e tifozëve shqiptarë, gjithnjë sipas shkrimeve në mediat serbe.
Sport
Komisari për Siguri në Federatën Serbe, Milivoj Mirkov ka konfirmuar se ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet pa praninë e tifozëve shqiptar, lajm ky i cili shumë shpejt pritet ti kumtohet edhe Federatës Shqiptare të Futbollit.
“Në takimin e sotëm ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Federatës Serbe të Futbollit, u citua pozicioni i Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila nuk dëshiron t’i përmbush kërkesat e shtetit të Serbisë, për t’i prezantuar emrat dhe mbiemrat e tifozëve”.
“Për më shumë, ata nuk duan të marrin përgjegjësi për tifozët e tyre. Në këtë mënyrë kërcënohet siguria e shtetit tonë nga një përplasje e mundshme e tifozëve, prandaj nuk është e mundshme të garantohet siguria e duhur”, ka thënë Milivoj për Alo.