Meha dhe Rama fluturojnë në Shqipëri
Dy lojtarët e kombëtares shiptare të futbollit, Alban Meha dhe Valdet Rama kanë fluturuar për në Shqipëri, që të përgatiten për ndeshjen e madhe ndaj Danimarkës.
Sport
Alban Meha dhe Valdet Rama kanë vendosur që të fluturojnë bashkë për në tokat shqiptare dhe të pargatiten për ndeshjen e madhe ndaj Danimarkës.
Është Alban Meha ai i cili ka postuar një fotografi në rrjete sociale, ku shihet me Valdet Ramën pak para fluturimit.
Shqipëria pret në stadiumin e qytetit të Elbasanit, ‘Elbasan Arena’, skuadrën e Danimarkës, në ndeshjen kualifikuese të Euro 2016 që do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45.