Vdes ushtari i parë amerikan në luftën kundër IS-it
Pjesëtari i parë i Ushtrisë Amerikane ka humbur jetën në në Gjirin Persik në një aksident bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve botërore.
Bota
21 vjeçari është ushtari i parë që zyrtarisht është shpallur i vdekur në misionin e luftës kundër ISIS-it.
Pentagoni ka lëshuar një komunikatë për media ku ka bërë me dije se ushtari Jordan L. Spears është heroi i parë amerikan që në një aksident ka humbur jetën në luftën kundër grupit terrorist ISIS.
I pyetur se si ka ndodhur vdekja e Spears, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha për këtë akoma nuk kanë një përgjigje adekuate.
“Është e qartë se skuadra dhe ajo anije ishin në Gjirin Persik, me qëllim që të mbështesin operacionet e Komandës Qendrore. Disa prej këtyre operacioneve kanë përfshirë edhe operacionet në Irak dhe Siri”, ka thënë ai.
“Pra, nuk ka asnjë dyshim se, vdekja e marinsit është e lidhur me operacionet që janë në vazhdim e sipër”, ka thënë Kirby.