S’mund t’ zgjidhin problemet mes vete, e “hanë” qytetarët
Që nga shpërbërja e Kuvendit të Kosovës apo mbajtja e zgjedhjeve të 8 qershorit, shumë procese që i duhen vendit kanë stagnuar.
Lajme
Kjo ka ndodhur si pasojë e ngërçit politik dhe mosmarrëveshjeve ndërmjet partive politike të bllokut opozitar dhe PDK-së.
Si pasojë e moskrijimit të institucioneve, tash e disa muaj shumë procese po konsiderohen si të dështuara, në mesin e të cilave edhe procesi i përafrimit të vendit me Bashkimin Evropian dhe liberalizimi i vizave.
Analistët politikë vlerësojnë se e gjithë përgjegjësia për dështimin e shumë proceseve i takon spektrit politik të vendit dhe problemeve që ata kanë mes vete.
(Kosova Sot)