Shaqiri aranzhoi miqësoren e Kosovës
Xherdan Shaqiri dhe vëllai i tij Erdini, ndihmuan aranzhimin e ndeshjes miqësore mes Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës zvicerane, FC Will.
Sport
Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë një ndeshje me ekipin zviceran, FC Will, më 12 tetor.
Për këtë ju kemi njoftuar të enjten. Por, sot është bërë e ditur se dueli në fjalë është aranzhuar me ndihmën e Xherdan Shaqirit dhe vëllait të tij, Erdinit.
“Përzgjedhësi Albert Bunjaku ka planifikuar që gjatë kampit të organizojë një ndeshje kontrolluese dhe për këtë falë vëllezërve Erdin e Xherdan Shaqiri kanë gjetur mirëkuptim me krerët e skuadrës Will që të zhvillojnë një ndeshje kontrolluese, që përputhet edhe me inaugurimin e stadiumit të ri të këtij qyteti. Ndeshja kontrolluese do të zhvillohet më 12 tetor në orën 15.00”, thuhet në një njoftim të Federatës së Kosovës.