Kosova mirëpret Majlindën
Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Driton Kuka do të priten si heronj në Prishtinë të premten, në një organizim nga Ministria e Sportit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës.
Sport
Me organizim të Ministrisë së Sportit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Driton Koka do të priten të premten në Prishtinë.
Kelmendi u shpall kampione në Kampionatin botëror të xhudos në Rusi, nën drejtimin e trajnerit të saj Kuka. Ata përsëritën suksesin e Botërorit të shkuar në Rio de Janeiro, Brazil.
Po ashtu, skuadra e kampionëve do të priten edhe nga grupi i tifozëve pejanë, Shqiponjat.