PDK e LDK do ta bëjnë koalicionin e madh
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së , Rrustem Mustafa, i ka sugjeruar bllokut opozitar, të mos llogarisë në votat e Vetëvendosjes, ngase sipas tij, ky subjekt politik mendon ndryshe nga partitë tjera.
Lajme
Ai në një postim në Facebook, ka thënë se PDK po përgatitet për koalicion te madh, derisa pret shumë shpejt që të arrihet koalicioni qeverisës PDK-LDK.
Mustafa ka përmendur edhe prioritetet që do të duhet t’i ketë qeveria e ardhshme.
“Qeveria që po vjen do të duhej të mbajë për prioritet: sigurinë, edukimin dhe zhvillimin!”.
Ai ka thënë se LDK-AAK-Nisma e kanë të pamundur formimin e qeverisë, dhe se askush nuk do të duhej të llogariste në votat e Vetëvendosjes.
“Spekulimet se “BLLOKU” ka numrat 63, plus minoritetet që garanton kushtetuta ne koalicion janë të dëshiruara, por i shoh si krejt të pa mundura. Askush besoj nuk do duhej të llogarisë në votat VV ngase ata qartë tani mendojnë ndryshe nga të gjitha partitë, edhe nga PDK”.
Deputeti i PDK-së, ka thënë se Vetëvendosje e ka në plan pjesëmarrjen në qeveri, por jo në këtë kohë.
“VV po punon që të udhëheqë me Qeverinë në të ardhmen jo te largët, ata tani kanë profilin dhe mendimet e qarta politike ndryshe nga të tjerët, kush do qe dëshiron koalicion me ta duhet tu bindet mendimeve te programit majtiste…”.
“PDK po përgatitet për koalicion te madh që mundet me udhëheqë vendin drejt prioriteteve te rëndësishme, dhe proceseve europiane!! Këtë do e bëjmë duke u siguruar që edhe opozita të jetë funksionale dhe zhvilluese. Pres shpejt të kuptohemi në mes vete PDK-LDK. BASHKË MUNDEMI!! (lajmi.net)