Prizren, dy raste plagosjeje me armë zjarri

Në rrugën “Sheh Emini” në Prizren, pas një mosmarrëveshje në mes të dy personave, janë shkëmbyer goditje që kanë shkaktuar lëndime. Konflikti fizik ka çuar pastaj edhe në përdorimin e armës së zjarrit.

Lajme

07/08/2014 17:44

Policia e Prizrenit njofton se ka kryer hetime dhe e ka arrestuar të dyshuarin, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Gjatë intervistës, i dyshuari i ka treguar policisë për vendin ku e kishte fshehur pistoletën.

Arma e sekuestruar është e llojit revolver “Smith&Wesson”, e kalibrit të panjohur, me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi policor tregon edhe për një rast tjetër që ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00, në rrugën “Carraleva”, ku një person ishte plagosur në këmbën e majtë nga plumbi përderisa po ecte rrugës. Mirëpo, deri tash policia nuk ka ndonjë të dyshuar për këtë rast.