SHBA mbështet Izraelin
Senati amerikan ka aprovuar një rezolutë jo-detyruese në mbështetjen e së drejtës së Izraelit për të mbrojtur veten nga sulmet me raketa që vijnë nga Rripi i Gazës.
Bota
Sekretari i Shtetit amerikan, John Kerry, sot i ka dhënë mbështetje Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet me raketa që vijnë nga Rripi i Gazës.
“Është me rëndësi për Hamasin që ta pranojë se armëpushimi do të shpëtonte jetë”, ka thënë Kerry.
Rezoluta, e cila pati 78 sponsorë nga të dy partitë, kaloi të enjten pasdite me pajtim unanim, një javë pasi ajo u prezantua nga senatorët Robert Menendez (demokrat), Lindsey Graham (republikan), Charles Schumer (demokrat) dhe Kelly Ayotte (republikane).
Një rezolutë e ngjashme, e paraqitur nga përfaqësuesit Steve Israel (demokrat) dhe Tom Cole (republikan) dhe me mbi 140 bashkësponsorë, ka kaluar unanimisht në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së më 11 korrik, transmeton Koha.net.