“Blloku” vazhdon takimet
Liderët e bllokut LDK-AAK-Nisma vazhdojnë takimet edhe pas seancës Konstituive të Kuvendit.
Lajme
Liderët e këtyre tri subjekteve politike, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, pas një dite të lodhshme gjatë mbledhjes konstituive, ku zgjodhën edhe Kryetarin e Kuvendit, kanë vendosur të çlodhën sot në njërën nga kafiteritë e kryeqytetit.
Të tre partnerët e bllokut opozitar janë parë sot të qëndrojnë bashkë, por nuk dihet se cila ka qenë tema e debatit.
Ndërkohë, ata gjendet në një pozitë politike jo edhe aq të favorshme. Ndonëse kanë zgjedhur Isa Mustafën të parin e Kuvendit, ata pritet të ballafaqohen me mospajtimet e kundërshtarëve të tyre politik, PDK-në, dhe me një mendim të Gjykatës Kushtetuese.
Mustafa, Haradinaj e Limaj që kanë arritur marrëveshje për formimin e një koalicion pas zgjedhor për krijimin e një qeverie të përbashkët, mirëpo ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje edhe më Vetëvendosjen për të qenë edhe ajo pjesë e këtij kombinimi. (KosovaPress)