Muller s’ka humbur kurrë nga Messi

Ylli i Gjermanisë, Thomas Muller thotë se nuk ka humbur kurrë në ndonjë ballafaqim me një skuadër të Lionel Messit. Dhe, ai shpreson të fitojë kundër Argjentinës të dielën, në finalen e Kampionatit botëror.

Sport

11/07/2014 20:12

Sulmuesi i Gjermanisë, Thomas Muller nuk ka humburt kurrë kundër një skuadre të Lionel Messit dhe shpreson ta vazhdojë trendin pozitiv në ballafaqimin kundër Argjentinës në finalen e Kampionatit botëror të dielën.

Muller ka shkëlqyer deri më tani gjatë Botërorit duke shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje, dhe barazoi bilancin e garës së katër vjet më parë në Afrikën e Jugut.

Ylli i Bayern Munichut ka thënë se ai dhe pjesa tjetër e ekipit do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të fituar titullin e parë pas 24 vjetësh.

“Do të jetë shumë me rëndësi që ta dërgojnë veten në limit, sidomos në aspektin defanziv. Ju duhet të jeni të shpejtë për t’u matur me Messin”, deklaroi Muller.

“Jam takuar disa herë kundër tij. Por, kurrë nuk kam pësuar asnjë humbje në ndeshje zyrtare prej tij. Nuk e kemi vizituar Ende Rio de Janeiron por për mua e vetmja arsye pse do të shkoja atjë është për të fituar Kampionatin botëror”, shtoi ai.