Cuadrado drejt Barcelonës
Juan Cuadrado mund ta marrë rrugën drejt Barcelonës, për t’i transferuar tek gjiganti katalunas. Kontaktet e para në mes të menaxherit të lojtarit dhe klubit spanjoll tashmë kanë filluar.
Sport
Barcelona, Roma ose Fiorentina. E ardhmja e Juan Cuadrados është ende për t’u shkruar.
Alessandro Lucci, menaxher i futbollistit kolumbian, i ka takuar drejtuesit e klubit Blaugrana për të biseduar për klientin e tij, njofton Sky.
Klubi katalunas e ka konfirmuar interesimin e tij për përfaqësuesin kolumbian, edhe pse nuk ia kanë prezantuar ende klubit italian një ofertë zyrtare për lojtarin.
Katalunasit e kanë ndërmend të presin dhe të kuptojnë se çka e kanë ndërmend të bëjnë Viola, ndërsa risitë pritet të arrijnë në javët e ardhshme.
Përpos Barcelonës, interesim për Cuadradon ka shprehur edhe Roma, por së fundmi flitet se në garë është futur edhe Juventusi.