SHBA-të arrestojnë një rus për mashtrime, Rusia e quan rrëmbim
Djali i një deputeti të parlamentit të Rusisë është arrestuar në SHBA për shkak të sulmeve në sisteme kompjuterike me qëllim të vjedhjes së të dhënave të kartelave kreditore, por Rusia e ka quajtur këtë akt “rrëmbim i shtetasit rus”.

Bota
Deputeti i Dumës ruse, Valerij Seleznjov konfirmoi sot se shërbimi special amerikan e ka arrestuar djalin e tij, Roman, në aeroportin e Maldivit.
“Rrëmbimi është krim”, tha deputeti për agjencinë ruse të lajmeve Itar tas, duke shtuar se Rusia duhet të mbrojë shtetasit e saj dhe se Roman duhet të kthehet në Rusi.
Ministria amerikane për siguri të brendshme njoftoi dje se shërbimi sekret ka arestuar më 5 korrik Roman Valereviç Seleznjov (30), për arsye të veprave që i ka kryer ndërmjet viteve 2009 dhe 2011.
Në ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka reaguar me një komunikatë se “ky rrëmbim konsiderohet si potez i ri armiqësor i Washingtonit”.
Roman Seleznjov në mars të vitit 2011 është akuzuar sipas shumë pikave, ndër të tjera edhe për mashtrime bankare, shkaktim të dëmeve në një sistem kompjuterik të mbrojtur dhe për vjedhje të rëndë të identitetit, kanë njoftuar autoritetet amerikane.
Në aktakuzë shtohet se Seleznjov ka kryer shumë sulme prej haberi nëpër ueb faqet e shumë restoranteve të vogla, klube nate dhe vende lojërash, shkruan agjencia Reuters.