Vuçiq uron Ramën për statusin, dy kryeministrat takohen në vjeshtë

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq i ka dërguar një letër sot homologut të tij shqiptar, Edi Rama ku e përgëzon për suksesin e Shqipërisë në marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Lajme

29/06/2014 19:29

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso në Palace of Serbia, Vuçiq deklaroi se i kishte dërguar një letër përgëzimi kryeministrit shqiptar, Edi Rama për suksesin e vendit të tij për marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, letër të cilën, sipas tij, Rama e kishte pritur me kënaqësi.

Vuçiq shprehu besimin se do të takohej këtë vjeshtë me kryeministrin shqiptar.