Scolari ankohet në referim

Selektori i Brazilit, Luiz Felipe Scolari mendon se gjyqtarët kanë qenë të padrejtë në favor të skuadrës së tij dhe kërkon që në fushë të mbizotërojë trajtim i barabartë.

Sport

29/06/2014 00:20

Ishte i frikësuar për 120 minuta lojë kurse rrezikoi të eliminohej një minutë para fundit kur Mauricio Pinilla goditi traversën, por në fund Brazili buzëqeshi, u kualifikua në çerekfinale të Kampionatit botëror.

Nikoqiri mposhti Kilin pas penalltive, duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 4:3.

“Kaluan në avantazh pastaj pësuam një gol nga një rivënie në lojë, nuk është e pranueshme. Kemi humbur raste të shumta për shënim, na ka munguar efikasiteti për ta mbyllur ndeshjen. Kishim shumë posedim por pa arritur të shënojmë”, u shpreh ai.

Scolari ka një brengë, gjyqtarët.

“Të gjitha ato që gabohen, gabohen me Brazilin. Kur bëhet fjalë për ne, gjyqtarët duket se janë jashtëzakonisht hezitues. Unë them se trajtimi duhet të jetë i barabartë për të gjithë dhe ne kemi filluar të kemi dyshime”, u shpreh ai.