FSK fillon pastrimin e parkut në lagjen “Arbëria”

Sot Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë filluar pastrimin në parkun në mes lagjes “Arbëria” dhe “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Ky projekt është bashkëpunim në mes të Komunës së Prishtinës dhe FSK-së.

Lajme

23/06/2014 17:19

Pas pastrimit të kësaj pjese nga mbeturinat kjo pjesë do të fillojë të gjelbërohet.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka falënderuar FSK-në për punën e tyre dhe ka thënë se më në fund prishtinasit, këtë pjesë të qytetit do ta kenë të gjelbëruar.

“Sot ka filluar realizimi i projektit të përbashkët me FSK parku i Arbërisë. Po largohen mbeturinat, dhe së shpejti fillon ri gjelbërimi dhe rregullimi i parkut. Më në fund qytetarët e asaj lagje do të lirohen nga sasia e mbeturinave që është mbledhur tash e ca vite. Falënderoj FSK për punën e palodhshme dhe vullnetare që po e bën. Lagje më lagje do të pastrojmë mbeturinat dhe do të shtojmë pjesët e gjelbëruara. Deri në bërjen e qytetit”, ka shkruar në Facebook, Shpend Ahmeti.