Tuna nuk është shtatzënë
Lajmet që po qarkullojnë nëpër portale se këngëtarja Tuna po pret fëmijën e parë me të dashurin e saj Cozman nuk janë aspak të vërteta.
ShowBiz
Tuna është shtatzënë! Ky është lajmi që ka përfshirë portalet edhe rrjetet sociale orët e fundit.
Disa nga portalet kanë shkruar se kanë kuptuar nga burim të sigurta se Tuna po pret fëmijën e parë, por kjo nuk është e vërtetë.
Nga vetë Cozman kemi mundur të kuptojmë se ky lajm nuk është i vërtetë dhe se këto janë shpifje, duke shkruar se si është e mundur që njerëzit mund të konfirmojnë diçka që nuk është e vërtetë.
Çifti ‘Fenix’ janë bashkë për më se një vit, por për të krijuar familje siç duket nuk ka ardhur koha akoma.