Atletico refuzon ofertat për Mirandan

Atletico Madrid ka refuzuar dy oferta, nga Barcelona dhe Manchester United, për qendërmbrojtësin Miranda, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle “Marca”.

Sport

20/06/2014 22:57

Drejtuesit e Atletico Madridit kanë refuzuar dy oferta për qendërmbrojtësin Miranda.

Braziliani kërkohet nga Barcelona dhe Manchester United, mirëpo zyrtarët e klubit nga Vicente Calderon kanë refuzuar dy ofertat e bëra për shërbimet e Mirandas, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle “Marca”.

Barcelona kërkon Mirandan në vend të Carles Puyolit që u pensionua si futbollist, pas përfundimit të sezonit.

Ndërsa, Manchester United është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri pas largimit të serbit Nemanja Vidic, në fund të sezonit.

Ai do ta vazhdojë karrierën në Serie A ku ka nënshktuar kontratë me Interin.

Megjithatë, Miranda vështirë se do të mbetet në Atletico Madrid, pas interesimit të madh për shërbimet e tij.