Policia e Kosovës e painformuar për kërcënimin nga sulmet xhihadiste
Policia e Kosovës thotë se nuk posedojnë ndonjë informatë të besueshme për ndonjë kërcënim të drejtpërdrejt ndaj institucioneve, qytetarëve të Republikës së Kosovës apo interesave të vendeve tjera në Kosovë, nga xhihadist islamik.
Lajme
Lajmi.net ka mësuar nga burime ndërkombëtare se Qeveria e Kosovës mund të jetë cak i një sulmi terrorist të kryer nga radikalë islamikë të organizatës famëkeqe \”Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit\”, e njohur si ISIS. http://lajmi.net/ekskluzive–isis-ka-dhene-urdher-per-sulm-terrorist-ne-kosove_100070395.html
Ndërsa, policia vlerëson se nuk ka nevojë për shqetësim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Policia e Kosovës siguron qytetarët se konform zhvillimeve apo shqetësimeve të sigurisë që mund të ngritën, në bashkëpunim edhe me institucionet tjera relevante do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një ambient sa më të siguritë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Organizata ISIS (Islamic State of Iraq and Sham) ka ndërmarrë aksione të shumta në Siri dhe në veri të Irakut, me ç’ rast disa qytete të Irakut janë marrë nën kontroll nga kjo organizatë.
Në ueb faqe të ndryshme dhe rrjete sociale është publikuar një audio incizim i udhëheqësit të kësaj organizate, e që mund të gjendët edhe me titra në gjuhën shqipe, i cili bën thirrje për të luftuar të ashtuquajturit \”rafidi\” dhe bën thirrje për marshim drejt Bagdadit por në anën tjetër përmban edhe mesazhe kërcënuese të paspecifikuara ndaj Perëndimit.
Pas këtyre zhvillimeve dhe publikimit të këtij audio incizimi, shumë vende, veçmas ato vende shtetas të të cilave marrin pjesë aktive në konfliktin e Sirisë dhe Irak nën ombrellën e kësaj organizate, kanë ngritur shqetësimin lidhur me mundësinë që elemente të kësaj organizate mund të paraqesin rrezik potencial për ndonjë sulm terroristë jashtë zonës së konfliktit.
Andaj janë ndërmarrë hapa për të ngritur vigjilencën, shtuar masat e sigurisë si dhe bashkëpunimin ndërkombëtarë, me qëllim të monitorimit të situatës dhe parandalimit të ndonjë kërcënimi të mundshëm.