Skandal: Përleshen në mes vete lojtarët e Kamerunit

Benoit Assou Ekotto e Benjamin Moukandjo kanë qenë protagonistë të një skandali, në humbjen 4:0 nga Kroacia. Të dy bashkëlojtarët janë përleshur në mes vete.

Sport

19/06/2014 10:08

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo. Humbja e thellë 4:0, eliminimi, mungesa e Samuel Eto’o dhe kartoni i kuq i Alex Song nuk ishin të këqijat e vetme që e përcollën të mërkurën mbrëma Përfaqësuesen e Kamerunit.

Në fakt, dy futbollistë të ekipit afrikan, Benoit Assou Ekotto e Benjamin Moukandjo u bënë protagonistë në fushë.

Jo duke e dhënë ndonjë kontribut për ekipin e tyre, por për një përleshje të vogël që e patën në mes vete, pas një mosmarrëveshjeje.

Madje, Ekotto e goditi me kokë bashkëlojtarin e tij.