Zvicra–Ekuadori, formacionet zyrtare

Tre shqiptarë do ta përfaqësojnë Zvicrën, në ndeshjen e parë të saj në Botërorin e Brazilit. Behrami, Shaqiri e Xhaka do të startojnë, ndërsa Xhemajli e Mehmedi e presin rastin. Zvicra dhe Ekuadori i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Sport

15/06/2014 18:12

Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do të startojnë nga minuta e parë për Zvicrën, në debutimin e saj në Botëror.

Ndërkaq, dy futbollistët tjerë shqiptarë, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi, do të qëndrojnë në bankinë, duke e pritur rastin e tyre.

Në fakt, ekipi Helvetik do të luajë me Ekuadorin, duke filluar nga ora 18:00, në kuadër të Grupit E.

Të dyja skuadrat i kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do ta nisin këtë ndeshje.

Formacionet zyrtare

Zvicra: Benaglio, Lichtsteiner, Von Bergen, Inler, Xhaka, Behrami, Rodriguez, Stocker, Drmic, Djourou, Shaqiri.

Ekuadori: Dominguez, Guagua, Erazo, Paredes, Noboa, Montero, W Ayovi, Caicedo, E Valencia, A. Valencia, Gruezo.