Vermaelen largohet nga Arsenal?
Thomas Vermaelen mund të largohet gjatë kësaj vere nga Arsenali. Mbrojtësi belg ka përfunduar si zgjedhja e tretë e trajnerit Arsene Wenger, prandaj ai mund ta ndjek rrugën e Bacary Sagnas.
Sport
Thomas Vermaelen mund ta ndjek rrugën e Bacary Sagna, duke u larguar nga Arsenali këtë verë.
Kapiteni i Gunners dëshiron ta gjejë një ekip të ri, pasi nuk i ka punët mirë në Emirates Stadium në 15 muajt e fundit.
Për këtë, Arsenali pret që belgu të bëhet mbrojtësi i dytë të largohet këtë verë. Vermaelen ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, ndërsa ai mund të lëvizë nëse arrin një ofertë që e kalon shumën 10 milionë euro.
Manchester United e Napoli duket se janë klubet që po e monitorojnë situatën e mbrrojtësit. 28 vjeçari pritet të jetë njëra prej fytyrave kryesore e Belgjikës në Botëror, duke e përbërë qendrën e mbrojtjes së bahsku me Vincent Kompany.
Belgu ishte zgjedhja e tretë e mbrojtjes së Arsenalit, që prej gabimit të rëndë që e kishte bërë në humbjen 2:1 nga Tottenhami, në mars të vitit 2013.
Nga ajo kohë, menaxheri Arsene Wenger e preferon dyshen Per Mertesacker e Laurent Koscielny në qendër të mbrojtjes.