Formacionet e mundshme: Brazili – Kroacia
Kampionati botëror fillon sonte me duelin e parë të Grupit A mes nikoqirit Brazilit dhe Kroacisë. Këto janë formacionet e mundshme të ballafaqimit.
Sport
Pritja mori fund, Kampionati botëror po fillon. Mes protestave dhe klimës tropikale, Brazili dhe Kroacia janë të gatshme të shënojnë nisjen e garës më të rëndësishme në futbollin ndërkombëtar.
Presioni i mbarë popullit brazilian do të jetë mbi ekipin Seleçao e mbi të gjitha sulmuesin Neymar që është i ngarkuar me detyrën e udhëheqjes së ekipit drejt finales.
Me të, në sulm pritet të paraqitet edhe Fred, për të formuar një repart të rrezikshëm ofanzivë me Oscar më të tërhequr dhe Hulk në krahun tjetër.
Në mesfushë i gatshëm Paulinho për të formuar një dyshe me Luiz Gustavon. Te Kroacia, selektori Kovac nuk e ka në dispozicion sulmuesin kryesor Mario Mandzukic, i suspenduar.
Në vend të tij i gatshëm Jelavic, i përkrahur nga Perisic, Kovacic e Olic, me Modricin dhe Rakiticin në përkrahje nga prapa.
Brazili (4-2-3-1): Julio Cesar; Dani Alves, Thiago Silva, David Luiz, Marcelo; Paulinho, Luiz Gustavo; Hulk, Oscar, Neymar; Fred.
Kroacia (4-2-3-1): Pletikosa; Srna, Corluka, Lovren, Vrsaljko; Modric, Rakitic; Perisic, Kovacic, Olic; Jelavic.