Gjendje kaotike në Mosul, largohen 500 mijë banorë (Foto&Video)
Në 24 orët e fundit afro 500 mijë njerëz kanë qenë të detyruar të largohen nga qyteti i dytë irakian, Mosul, pas pushtimit nga militant islamikë, raporton Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Po ashtu raportohet se militantët islamikë kanë kidnapuar pjesëtarët e misionit diplomatik të Turqisë, përfshi edhe konsullin turk.
Bota
Grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) mori të martën nën kontroll qytetin e Mosullit dhe një pjesë të madhe të rajonit rreth tij, të njohur si Nineveh.
Kryeministri Nouri al Maliki i ka kërkuar parlamentit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësuan se grupi ISIL, që njihet si degë e Al Qaedas paraqet rrezik për tërë rajonin.
ISIL – Shteti Islamik i Irakut dhe Levant tani kontrollon territor të konsiderueshë në Sirinë lindore dhe Irakun perëndimor dhe qendrorë.
Banorët e Mosulit pohojnë se xhiahdistët janë kudo dhe flamujt e alkaidas valëviten nëpër ndërtesa.
\”Situata është kaotike në qytet, dhe nuk ka njeri që të na ndihmojë. Jemi të frikësuar”, tha Umm Karam, një punëtor i administratës së qytetit.
Ndërkohë raportohet se militantë të Al Qaedas kanë marr nën kontroll Konsullatën turke në qytetin verior irakian të Mosulit dhe kanë kidnapuar pjesëtarë të misionit diplomatik të këtij shteti.
Agjencia franceze e lajmeve, AFP, e ka cituar një zyrtar të policisë irakiane i cili ka thënë se kryengritësit e kanë kidnapuar konsullin turk dhe 24 pjesëtarë të gardës së tij dhe asistentët.