PDK: Zgjedhjet më të mira që Kosova ka mbajtur
Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se zgjedhjet e sotme parlamentare janë zgjedhjet më të mira të mbajtura në Kosovë që nga paslufta.
Lajme
Në konferencën e tretë për shtyp, Vlora Çitaku foli edhe për raportimet e DnV-së se në Skenderaj kishin filluar të mbushen kutitë e votimit, ku Çitaku bëri me dije se edhe “shpifja” është vepër penale.
“Në emër të PDK-së, dua të falënderojë gjithë qytetarët për kulturën e lartë, ata kanë dhënë një provim të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë. Këto janë zgjedhjet më të mira të organizuara që nga paslufta\”.
\”Incidentet e vogla nuk e kanë cenuar mbarësinë e tanësishme. Çdo tendencë për manipulim është ndaluar me kohë”.
“Ka një tendencë për t\’i vënë një hije të zezë procesit zgjedhor. Raportimet e DnV-së janë të pavërteta. Nuk është vetëm manipulimi zgjedhor vepër penale, por është edhe shpifja”.
“Unë jam e bindur se Kosova në fund do të ketë festë. Të dhënat nga terreni janë shumë të mira. Unë dua të ruaj korrektësinë dhe pa filluar numërimi, nuk do të japim vlerësime, por që fryma për misionin e ri është shumë e mirë”, tha Çitaku.