Vendvotimet u hapën me kohë, procesi zgjedhor vazhdon i qetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve )KQZ) në konferencën e parë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Kuvendin e Republikës së Kosovës, e ka vlerësuar të qetë procesin e votimit.
Lajme
Në këtë konferencë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur se në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet. Me këtë rast kryetarja e KQZ-së, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të dalin në këto zgjedhje
“Duke u bazuar në raportet e komisioneve komunale të zgjedhjeve, në ora 7 janë hapur me rregull të gjitha vendvotimet në gjithë territorin republikës së Kosovës. Në emër të KQZ-së u bëjë thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve me drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar”, tha Daka.