Jahjaga shpreh pikëllim për tragjedinë në KEK
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shpreh pikëllimin dhe dhembjen e thellë për tragjedinë që goditi sot punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Lajme
Përmes një komunikate për media, Presidentja Jahjaga ka ftuar qytetarët e Kosovës që në këto momente të vështira të solidarizohen në dhembje me familjarët dhe të afërmit e atyre që u prekën nga kjo fatkeqësi e rëndë dhe të bashkohen në lutje për fatin e punëtorëve të KEK-ut dhe shërimin e tyre të shpejtë.
Presidentja Jahjaga falënderoi ekipet e emergjencës, policisë së Kosovës dhe mjekët në QKUK për daljen në ndihmë viktimave të kësaj tragjedie dhe kërkoi që këtyre mekanizmave t\’iu mundësohet të kryejnë punën e tyre profesionale.
Aktualisht, Presidentja Jahjaga është në QKUK, duke i vizituar të lënduarit nga shpërthimi në KEK.