Milani largon Mexesin

Milan i ka ofruar qendërmbrojtësit Philippe Mexes mundësinë e shkëputjes së kontratës, në skadim më 2015, në mënyrë që ai të jetë i lirë të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

06/06/2014 12:54

Philippe Mexes pritet të largohet nga Milan, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Mbrojtësi francez ka kontratë me Rossonerët deri në verën e vitit 2015.

Mirëpo, sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Milanit i kanë ofruar atij mundësinë e shkëputjes së kontratës në mënyrë që ai të jetë futbollist i lirë.

Synimi i Milanit është që të zbresë faturën e lartë të pagave të futbollistëve, edhe pse në këtë mënyrë do të humbin mundësinë që të përfitojnë nga shitja e ish yllit të Romës.

Milan tashmë ka siguruar një qendërmbrojtës të ri për sezonin e ardhshëm, me angazhimin e brazilianit Alex i cili ka kaluar testet mjekësore para nënshkrimit të kontratës si futbollist i lirë nga Paris Saint-Germain.