Drejtimi i Ri do të krijojë kushte më të mira për tregtarët
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga zyrtarët e partisë dhe kandidatët për deputetë, Besnik Tahiri e Milazim Abazi, vizitoi Tregun e Madh të Prishtinës, ku takoi shitës të shumtë të këtij tregu.
Lajme
Në bashkëbisedimin e afërt me ta, Haradinaj evidentoi, brengat dhe problemet me të cilat përballen këta shitës.
Shitësit e Tregut të Madh në kryeqytet shpjeguan se Kosova është i vetmi shtet në rajon që nuk i mbështet shitësit në pikën pikante të prodhimit në sezonë, dhe se kjo po iu shkakton vazhdimisht probleme në punë.
Shitësit e Tregut të Madh të Prishtinës u ankuan, krahas porblemeve të tjera në punën e tyre, edhe për rënie të ndjeshme të konsumatërve në treg.
Kreu i AAK-së premtoi se me ardhjen në qeverisje të Drejtimit të Ri, do të krijojë kushte më të mira në punë, mundësi më të mëdha dhe kujdes qeveritar për shitësit e tregut në mbarë vendin.