Mata bombardon Reinan
Mesfushori Juan Mata shpërtheu në stërvitjen e Spanjës duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm që e la të shtangur portierin Pepe Reina.
Sport
Juan Mata tregoi potencialin e tij para syve të selektorit të Spanjës, Vicente del Bosque duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në stërvitje.
26-vjeçari realizoi nga distanca me një super goditje për të cilën nuk pati përgjigje portieri Pepe Reina. Mata, është inkuadruar në listën e gjerë të Del Bosques, për Kampionatin botëror në Brazil.
Mesfushori i Manchester Unitedit do të shpresojë të vazhdojë të lë mbresa tek 63-vjeçari para emërimit të skuadrës finale më 2 qershor.
Kampioni në fuqi është duke u përgatitur për miqësoren kundër Bolivisë të premten, para udhëtimit për në Amerikën e Jugut.
Spanja do të fillojë fushatën në Botëror kundër Holandës, në përsëritje të finales nga Johannesburg, katër vjet më parë.
Po ashtu në Grupin B janë edhe Australia dhe Kili.