Majlinda promovon Kosovën
Majlinda Kelmendi është paraqitur në një fushatë të Bashkimit Evropian duke promovuar Kosovën. Xhudistja pejane thotë se vendlindja e saj është duke u zhvilluar çdo ditë, dhe e konsideron si vendin më të mirë në botë.
Sport
Majlinda Kelmendi ka përfaqësuar Kosovën në një fushatë të Bashkimit Evropian.
Xhudistja që është duke e krenuar Kosovën me rezultatet e saj, i ka kryer xhirimet e kampanjës promovuese, duke shprehur besimin se vendlindja e saj është duke u zhvilluar, çdo ditë.
Ajo paraqitet si përfaqësuese e shtetit të Kosovës, dhe në gjuhën angleze ka shpjeguar disa veçori nga vendlindja e saj.
“Ende na nevojitet kohë, por mendoj se Kosova është duke arritur gjithmonë e më shumë, çdo ditë”, deklaroi kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi.
“Ndoshta Kosova nuk është e bukur në dallim me vende tjera evropiane, por për mua është më e mira në botë”, shtoi ajo.