Trofeu i dytë për Martin Casillas
Sukseset e Real Madridit po i shijon edhe i biri i Iker Casillas, Martin. Portieri i Real Madridit e ka postuar një fotografi në rrjete sociale, ku shihet vogëlushi Martin duke e ‘kafshuar’ medaljen e artë, të fituar nga babai i tij.

Sport
Iker Casillas e fitoi Kupën e tretë të Evropës, por këtë radhë ishte mjaft speciale. Ishte ‘La Decima’ historike dhe e para për djalin e tij, Martin, i cili e kishte ‘fituar’ edhe Copa del Rey, disa javë më parë.
Portieri spanjoll e ka postuar këtë fotografi në rrjete sociale, me një mesazh të veçantë: “Titulli i tij i dytë”, duke iu referuar vogëlushit Martin, i cili shihet duke e ‘kafshuar’ medaljen e artë, të fituar një natë më herët nga babai i tij në Lisbonë.
Casillas konsiderohet legjendë e Real Madridit, me të cilin ka fituar gjithçka në karrierë. Kushedi, ndoshta një ditë edhe Martin do ta ndjek rrugën e tij…