Rikthehen Argjentina Ramosaj dhe Gjira
‘Deja Vu’ është projekti i cili ka bashkuar Gjirën dhe Argjentina Ramosajn, që njëkohësisht janë rikthyer me këngë pas një kohe të gjatë.
ShowBiz
‘Si shiu’ ishte kënga e fundit e re që kemi mundur ta dëgjojmë nga këngëtarja Argjentina Ramosaj dhe që nga ajo kohë ajo më nuk ka sjellur asgjë të re.
Është Gjira ajo e cila gjithashtu po rikthehet edhe me album dhe ka ftuar Argjentinën për një bashkëpunim që rezultoi të jetë mjaft i fuqishëm dhe modern.
Kënga ‘Deja Vu’ ka tekst nga Gjira dhe Lena me beat nga Press Play dhe masterizim të Redbox dhe është pjesë e albumit të Gjirës \’Dimi e Patika\’.
Ndërsa videoklipi është punuar nga Pinkmoon Creative dhe tregon një histori të shkurtër dhe shihen të dy këngëtaret me plot stil.