Një trup i pajetë gjendet në Ibër
Policia e Kosovës në rajonin e Veriut, ka raportuar se është gjetur një trup i pa jetë në lumin Ibër, në Komunë e Zveçanit. Ende nuk dihet identiteti i këtij trupi.
Lajme
Një trup i pa jetë i një mashkulli në gjendje dekompozimi, është gjetur sot buzë lumit Ibër në fshatin Graboc, të Komunës së Zveçanit.
Shefi rajonal i policisë, Zhelko Bojiq, ka thënë për Tanjug se trupi është gjetur sot në orët e mëngjesit. Sipas tij, janë fshatarët ata të cilët e kanë vërejtur këtë trup, dhe më pas e kanë lajmëruar policinë.
“Në vend të ngjarjes menjëherë janë dalë pjesëtar policisë, ndërsa pritet që pjesëtar të mjekësisë ligjore të bëjnë hetimin e rastit. Ende nuk është bërë identiteti i këtij trupi. Pritet që të bëhet obduksioni i tij”.