Separatistët rusë paralajmërojnë pengim të zgjedhjeve

Vazhdojnë përleshjet në mes të Ushtrisë së Ukrainës dhe separatistëve rusë. Raportohet për dy ushtarë ukrainas të vrarë. 

Bota

24/05/2014 12:04

Në lindje të Ukrainës janë raportuar përleshje të reja midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë, vetëm një ditë para se vendi të mbajë zgjedhjet presidenciale.

Separatistët kërcënojnë se do të bllokojnë votimet në zonat që kanë nën kontroll, raporton REL.

Në rajonin e Donjeckut, AP raporton për dy ushtarë ukrainas të vrarë.