Haradinaj: Drenica nuk është pronë e Hashim Thaçit

Ish-deputeti Daut Haradinaj si duket është entuziazmuar me kalimin e 30 anëtarëve të rinj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Drenas.

Lajme

22/05/2014 19:29

Haradinaj ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, se iluzioneve të kryeministrit në largim se Drenasi dhe Drenica në përgjithësi është pronë e tij, ju ka ardhur fundi. 

“Sot kisha nderin dhe kënaqësinë që t\’i shpreh mirëseardhje rreth 300 anëtarëve të rinj në Drenas, kjo dëshmon që Drenasi dhe Drenica janë përkrahës të fuqishëm që vendit t\’i japim një Drejtim të Ri!”, ka shkruar Daut Haradinaj në Facebook.