Mavraj e Azemi mbesin pa Bundesligë
Ëndrra e Mërgim Mavrajt dhe Ilir Azemit për t’u inkuadruar në Bundesligë me Greuther Furthin nuk është realizuar. Barazimi 1:1 ishte i pamjaftueshëm për ta, ndërsa Hamburgu mbetet në elitën e futbollit gjerman.
Sport
Greuther Furthi i Mërgim Mavrajt e Ilir Azemit do të garojë në ligën e dytë gjermane edhe sezonin tjetër.
Kjo pasi ky ekip nuk arriti më shumë se një barazim në shtëpi ndaj Hamburgut, 1:1, që ishte i pamjaftueshëm për t’u inkuadruar në Bundesligë, pasi ndeshja e parë si mysafir kishte përfunduar, 0:0.
Për këtë, Hamburgu mbeti në elitën e futbollit gjerman vetëm falë peshës së golit të mysafirit.
Me këtë rast, Mavraj ka paralajmëruar përmes Facebook se nuk do të jetë më pjesë e Furthit, ndërsa rrugën e tij mund ta ndjek edhe Azemi, i cili pati një sezon fantastik dhe mund ta zgjojë interesimin e ndonjë skuadre nga Bundesliga.