Stafi i Ambasadës amerikane dhuroi gjak
Ambasadorja e shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracy Ann Jacobson ka dhuruar gjak së bashku me komunitetin e Ambasadës.
Lajme
Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes Facebookut të Ambsadës amerikane në Kosovë, me ç’rast ka publikuar edhe dy fotografi.
“Ambasadorja Jacobson dhe komuniteti i Ambasadës së SHBA-ve po marrin pjesë në një makinë për dhurimin e gjakut. Faleminderit për Qendrën e Transfuzionit të Gjakut të Kosovës për vizitën në Ambasadë dhe për punën e përditshme që bëjnë ata për të mbajtur Kosovën e shëndetshme”, shkruhet nën fotot e postuara.