Sheriati i jep 100 të rëna me kamxhik, më pas litarin në fyt!
Një gjykatë sudanez e ka dënuar me vdekje një grua për dy vepra “penale”, për braktisje të fesë Islame dhe për tadhëti bashkëshortore (martesë me një burrë të besimit të Krishterë).
Bota
Meriam Yehya Ibrahim Ishag u dënua të enjten, por do të varet në litar pas dy vjetësh, pasi është shtatëzënë.
“Ne ju dhamë afat tre ditë për të tërheq mbrapsht braktisjen e fesë sonë, por ju këmbëngulët për të mos u kthyer më në Islam. Unë ju dënojë ju me varje deri në vdekje”, tha gjykatësi, raporton AFP .
Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International e cilësoi dënimin si të tmerrshëm dhe neveritës, dhe u bëri thirrje autoriteteve sudaneze që të mos e ekzekutojnë këtë grua të pafajshme.
Sudan ka një popullsi me shumicë myslimane, e cila qeveriset me ligjin Islam – Sheriatin. Sipas këtij ligji, braktisja e besimit fetar është krim dhe zakonisht dënohet me vdekje.
Ambasadat Perëndimore dhe grupet e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar Sudanit që të respektojë të drejtën e gruas shtatzënë për të zgjedhur fenë e saj.
Por gjykatësi dënoi gruan edhe për tradhti, me 100 të rëna në trup me kamxhik, pasi martesa e saj me një të krishterë nuk ishte e vlefshme sipas ligjit islamik.
Kjo thuhet se do të realizohet përpara varjes, kur ajo të jetë shëruar pas lindjes së foshnjës.
Gjatë seancës dëgjimore, e pandehura tha se është një e krishterë, dhe nuk mund të dënohet për dicka që nuk ka qenë kurrë.
Amnesty International njoftoi se gruaja, Meriam Yehya Ibrahim Ishag, është rritur si një e krishterë ortodokse, feja e nënës së saj, për shkak se i ati i saj, një mysliman, i kishte munguar që prej fëmijërie.
Gjykatësi i cili iu drejtua të pandehurës me emrin e saj mysliman, Adraf El- Hadi Mohammed Abdullah, tha të enjten se vendimi është i prerë.
“Kjo grua u dënua me vdekje të dielën, por iu dha mundësia që deri të enjten të rikthehet në Islam. Pasi nuk e bëri këtë, atëherë ajo sot po dënohet me vdekje”.
AFP raporton se ka pasur grupe të vogla të protestuesve jashtë gjykatës – pro dhe kundër dënimit.
Studiuesi i njohur sudanez, Manar Idriss, ka dënuar dënimin duke thënë se braktisje dhe tradhtia bashkëshortore nuk duhet të konsiderohen krime.
\”Fakti që një grua është dënuar me vdekje për zgjedhjen e saj fetare dhe për rrahje me kamxhik se është martuar me një burrë të një feje tjetër është e tmerrshme dhe të neveritshme”, ka thënë Idriss.
Avokatë mbrojtës i të dënuarës i ka thënë AFP-së se do të ankohet në një gjykatë më të lartë për të rrëzuar dënimin e marrë të enjten.
Po ashtu, ambasadat perëndimore, ajo e SHBA-së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Holandës, kaun lëshuar një deklaratë të përbashkët duke shprehur \”shqetësim të thellë\” rreth rastit dhe duke i bërë thirrje Sudanit për të respektuar të drejtën e lirisë së fesë.
Meriam Yehya Ibrahim Ishag ishte arrestuar dhe më pas akuzuar për tradhti bashkëshortore në gusht 2013. Ndërsa në shkurt 2014, gjykata i shtoi akuzën e braktisjes së fesë, kur ajo tha se ishte i krishterë dhe jo myslimane.