Moldavia ndalon zëvendëskryeministrin rus
Autoritetet e Moldavisë kanë ndaluar të dielën zëvendëskryeministrin rus, Dmitry Rogozin gjatë largimit të tij nga Moldavia, për arsye të peticionit me të cilin Moska Zyrtare fton për njohjen e rajonit separatist në Moldavi, njoftoi të dielën MPJ e Modavisë.
Bota
Në komunikatë thuhet se mbrëmë vonë autoritet ruse ia morën Rogozinit kutitë me nënshkrime në aeroportin e kryeqytetit Kishinjev dhje se do të analizojnë materialet e sekuestruara, transmeton agjencia Reuters.
Rogozin m e rastin e festës së 9 Majit, të premten ka vizituar rajonin e vetëshpallur të pavarur Pridniestria, ku janë të stacionuar 1,500 ushtarakë rusë, dhe iu ka ofruar përkrahje separatistëve, duke kritikuar qeverinë e Moldavisë pse synon “lidhje sa më të ngushta” me BE-në.
Pridniestri në shtator të vitit 1990 ka shpallur republikën e pavarur, jo shumë kohë para shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik.
Ky rajon zyrtarisht është pjesë e Moldavisë dhe deri tash asnjë shtet nuk e ka njohur pavarësinë e tij, me gjithë “përkrahjen e Moskës Zyrtare”, shkruan agjencia amerikane e lajmeve AP .